Shefi i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën presidencën e fundit të Donald Trump, Fred Fleitz, thotë se Presidenti Biden po “saboton” planin e Trump për t’i dhënë fund luftës duke lejuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Rusi.
“Ne e dimë se Trump dëshiron një armëpushim të shpejtë dhe bisedime paqeje. Por kjo do të përshkallëzojë konfliktin dhe do të zemërojë rusët”, i tha Fleitz programit PM të BBC Radio 4.
Duke cituar paralajmërimin e Rusisë se ky përdorim i raketave do të përfaqësonte “pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë” të NATO-s në luftë, Fleitz thotë: “Mund të konkludoj vetëm se Biden po përpiqet të sabotojë përpjekjet e Trumpit për paqe, sepse ai nuk dëshiron paqen e negociuar për të cilën Trump po kërkon”.
Ai thotë se Biden “i është përmbajtur versionit të tij idilik” të largimit të të gjitha trupave ruse nga Ukraina dhe mbajtjes së presidentit Putin përgjegjës.
I pyetur për planet e Trump, Fleitz thotë se Trump po “mendon shumë” se si mund t’i japë fund luftës – “ndoshta përpara se të inaugurohet” në janar.
Top Channel