Gjyqi i bandës së kokainës/ SPAK arrestoi 7 shqiptarë dhe 3 amerikano-latinë. Sollën kokainë në lëkurë lopësh

18/11/2024 14:20

10 të arrestuarit si trafikantë të kokainës që ishte sjellë nga vendet e Amerikës Latine për tu përpunuar në Shqipëri, e dëgjuan në heshtje versionin e prokurorit të SPAK që tregoi se si ata u sinkronizuan për të importuar 850 lëkurë brenda të cilave gjendej drogë.

Fillimisht përmes avokatëve kërkuan ndërprerje të seancës derisa mbrojtja të njihej me aktet që tregojnë se si përgjatë një viti 7 shqiptarë dhe tre të huaj u përgjuan në lëvizjet e tyre , duke testuar së pari sjelljen kolumbianit Hulien Narvarez 41 vjeç dhe më pas Hoze Vazkez  he Samuel Serrano.

Dy venezuelianët këmbëngulën para gjyqtares Irena Gjoka se po paragjykoheshin pasi që janë nga Amerika Latine dhe për ta bërë bindës këtë version shtuan se kishin ardhur njëri për mbjelljen e flokëve dhe tjetri për të realizuar blerje rrobash përmes Turqisë.

Po pavarësisht këtij version prokurori tha se ka provat e duhura që I konsideron si bashkëpunëtorë.

Gjykata i la nën arrest të dhjetë, midis tyre edhe pronarin e objektit ku ishte vendosur laborator në Qerekë, si edhe të tjerë që banesën në kodrën e diellit e kishin kthyer në rezidencë droge e sjellë nga shtatori e në vazhdim. Gjatë vleftësimit të ligjshëm të arrestimeve, gjykata urdhëroi gjithashtu ndalim të publikimit të akteve të SPAK ndaj të dyshuarve të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar drogë.

Ende nuk është përcaktuar se sa është sasia që do të gjenerohej nga lëkurët e kriposura që pas peshimit rezultojnë 48 tonë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA