Ekskluzive / Botërori i 2026-s është për të pasurit, nëse Kuqezinjtë kualifikohen, vetëm biletat e ndeshjeve kushtojnë 1500 dollarë
Deputeti Dashnor Sula shkon në Kuvend me presh dhe lopatë në dorë.
Ai është përpjekur të japë mesazh sot në seancë plenare, ndërsa pritet të votohet projekt buxheti 2025 prej 8 miliardë eurosh.
Kuvendi nisi sot diskutimet dy ditore për Projektbuxhetin e vitit 2025.
Ligjvënësit pritet ta votojnë buxhetin në parim në fund të ditës së martë, ndërsa opozita ka organizuar protestë kundër miratimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e projekt buxhetit të cilin e quan “buxheti i vjedhjeve”.
Projekt buxheti po diskutohet prej javësh në komisionet parlamentare, ku nuk kanë munguar përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.
Top Channel