Po punonte në një pallat, plagoset rëndë 57-vjeçari në Sarandë! Transportohet te Trauma

17/11/2024 15:50

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku një 57-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA