17/11 11:58
Dy punëtorë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm ajror rus në një depo hekurudhore në rajonin qendror Dnipro të Ukrainës.
Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore gjatë natës në Ukrainë, ku në shënjestër ishin civilët dhe infrastruktura energjetike. Shërbimi i emergjencave shtetërore të Ukrainës tha se sulmi me dron në orët e para të mëngjesit goditi një ndërtesë shumëkatëshe, makina dhe një qendër tregtare në qytet.
Një seri shpërthimesh të fuqishme shpërthyen në të gjithë kryeqytetin e Kievit gjatë natës ndërsa raketat u lëshuan në vend, sipas Reuters.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në Zaporozhzhia, Odesa dhe Kiev.
Top Channel