Të paktën tre persona janë lënduar pasi një avion i vogël u rrëzua në një pistë në Kaliforni të dielën.
Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit tha se avioni u rrëzua rreth orës 11:10 të mëngjesit në In-N-Out Burger Pomona Dragstrip.
Përplasja ndodhi gjatë finaleve të Shoqatës Kombëtare Hot Rod (NHRA) dhe gara u pezullua.
Avioni, një motor me një krah fiks me gjashtë vende, po përpiqej të ulej në aeroportin Brackett Field në La Verne, por u përplas në pistë dhe shkatërroi edhe dy kamionë të mëdhenj, raportoi Daily Bulletin.
“Aeroplani goditi disa automjete në tokë, por asnjë kalimtar nuk u godit apo u plagos”, tha Departamenti i Policisë Pomona.
Piloti dhe tre pasagjerët e aeroplanit pësuan të gjithë lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetën. Është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, ndërs autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Top Channel