Laboratori i drogës në Qerekë, si kolumbiani dhe dy venezuelianë përdoreshin si “ekspertë” të përpunimit, ekstraktonin kokainën nga… lëkura e bagëtive

16/11/2024 22:42

Pas një hetimi të nisur në vitin 2023, SPAK ka goditur një laborator ku përpunohej kokaina nga Amerika Latine në Qerekë të Fushë Krujës.

Në njoftim, Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se si kolumbianët dhe venezuelianët përdoreshin si “ekspertë” që garantonin suksesin teknik të operacionit, pasi mund të ekstratonin kokainën nga materiale gjenetike. Kjo bëhej me anë të lëkurës së bagëtive, ku droga e papërpunuar kthehej në produkt të gatshëm për tregun.

“Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës”, shprehet Prokuroria.

Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian, Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian, ishin tre shtetasit e huaj që ranë në pranga gjatë operacionit.

Ndërsa shtetasit shqiptarë të arrestuar janë Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë; Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë; Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë; Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë; Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë; Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër; Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA