Kukës/ Arusha “pushton” fshatin Krenx të vjetër, nuk ka më asnjë banor

16/11/2024 16:29

Fshati Krenx i vjetër i pozicionuar në juglindje të qytetit të Kukësit, vetëm 6 km. Larg tij, është braktisur nga banorët.

Të fundit të mbetur në këtë fshati ishin një familje pensionistësh prej dy anëtarësh. Ata u detyruan të ikin për shkak të mungesës së rrugës por edhe pranisë së kafshëve të egra.

Nexhip Kaculi, ka jetuar 75 vite në Krenxin e vjetër, por thotë se mungesa e rrugës, bëhet fjalë për 1450 metra të paasfaltuara i privonte banorëve lëvizjen, aksesin drejt spitaleve e shkollave.

Fshati Krenx në fillim të viteve 1990 kishte 80 shtëpi me afro 400 banorë. Pas këtij viti banorët filluan të largohen një nga një në drejtim të Tiranës, Durrësit, Kukësit e rrugëve të emigrimit, ndërsa një pjesë zbriti më afër rrugës së makinës duke ngritur shtëpi të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA