Dy bartenderat Kleo dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim”.
Ata rrëfyen eksperiencën e tyre disa vjeçare në këtë fushë, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet me kryeministrin.
Kleo: Koktejli është pija aristokracisë.
Rama: Po në raport me verën ku e shikon koktejlin ti?
Kleo: Vera është në linjë paralele me ne, një verë e nivelit të ulët nuk pranohet të krahasohet as me një ushqim të nivelit të ulët.
Rama: Një koktejl i nivelit të ulët duhet të jetë një tmerr, fundi, një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke.
Kleo: Vera ka proces tjetër bërje, ju e merrni shërbimin në gotë, artisti është enologu, kurse tek bartenderi i përziejmë këto pije në bar, energjinë tonë e emetojmë direkt aty. Vera është art, patjetër është paralel me ne, ne kemi edhe koktejle me verë. Unë analizën krahasimore e shoh më gjerë.
Top Channel