Kokaina me teknokogji te re nga Ekuadori dhe Venezuela, SPAK: Ja pse trafikantët zgjodhën Qerekën në Fushë Krujë

16/11/2024 17:29

SPAK goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri .

Trafikantët kishin zgjedhur Qerekën në Fushë Krujë për përpunimin e kokainës, por kishin dhe ambient ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, të cilat sipas SPAK, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare.

Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.

SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstradimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi  që do të bëhej përmes një teknologjie të avancuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA