Pas goditjes së laboratorit të kokainës në Qerekë, prokurori Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti.
“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”
10 persona u arrestuan, mes tyre 7 shqiptarë, një nga Kolumbia dhe dy nga Venezuela, të cilët nga një hetim i SPAK rezultojnë se bënë gati infrastrukturën për të përpunuar ngarkesë kokaine e sjellë nga Amerika Latine.
Në total SPAK deklaroi se sekuestroi 48 tonë në rreth 850 lëkurë përmbajtje brenda të cilës dyshohet se ishte shkrirë kokaina. Për ta veçuar atë nga lëkurë e gjetheve ishin sjellë në Shqipëri tre shtetasit e huaj.
Po ashtu u bllokua dhe gati 6 kilogramë kokainë si dhe përzierës në formën e solucioneve që do të shërbenin për procesin. Grupi me lidhje të mëparshme me disa protagonist të narkotrafikut të ekspozuar në SKY ECc, sipas SPAK, ja doli mbanë të instalojë një laborator në Qerekë por edhe ambiente ndihmëse në Tiranë.
SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstradimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të bëhej përmes një teknologjie të avancuar.
Top Channel