Intelektualët e Beratit që merren me bujqësi/ Njihuni me mbesën e Naim Frashërit dhe diplomatin që vjel ullinj

16/11/2024 17:51

“Bagëti e Bujqësi” sjell historinë e intelektualëve të Beratit, që sot merren me kultivimim e ullinjve dhe prodhimin e vajit.

Greta Kajana është mbesa e Naim Frashërit, por sot merret me ullinjtë, pasi e ndjen veten më afër me natyrën.

Ajo tregon me pasion punën që bën, por pas nuk lë as krijimet letrare të të parëve të saj.

Rudina Muça: Greta është një bejlere, një intelektuale, gjithashtu edhe pinjolle e vëllezërve Frashëri të Përmetit. Nga ku edhe emri i prgramit është marrë.

Greta Kajana-fermere: Për mua është nga kryeveprat e letërisë së Rilindjes shqiptare dhe krenari si paraardhës i fisit tim. Unë kam dy vajza, një në SHBA dhe një në Itali.

Por gjatë rrugëtimit të veçantë të programit, nuk munguan as rikthimet e emigrantëve në vendlindje.

Oltian Mimani është diplomati, i cili braktisi Koloseun e Romës për të punuar në Berat.

Sot ai merret me prodhimin e vajit të ullirit, ku për “Bagëti e Bujqësi” zbuloi se si të dallojmë nëse është 100% bio.

Rudina Muça: Si mund ta dallojmë një vaj ulliri të mirë?

Oltian Mimani: Që ne të dallojmë një vaj ulliri të mirë, nis që nga vjelia, mënyra se si bëhet. Brenda 24 ose 48 orësh ullinjtë e vjelur duhet të dërgohen në fabrikë për të prodhuar vajin.

Rudina Muça: Si mund të dallojmë një vaj ulliri të mirë, cilësor, pra si konsumatore?

Oltian Mimani: Ka disa mënyra se si mund ta dallojmë, mund ta fusim në frigorifer. Ngrin nëse është 100% bio. Mund ta dallojmë nga ngjyrst, armomat. Vaji ekstra i virgjër ka tre pika kryesore sapo prodhohet, ka aromën, ngjyrën dhe shijen, të jetë pak e hidhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA