Luan Taragjini, nga fshati Grabovë në Gramsh, ka rënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21 tetor të këtij viti,  e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Shtetasi Luan Taragjini, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA