Goditja e laboratorit të kokainës në Qerekë, kreu i SPAK Altin Dumani: Moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri

16/11/2024 14:58

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron operacionin e SPAK për goditjen e laboratorit të drogës në Fushë Krujë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete”-ka deklaruar kryeprokurori i SPAK.

10 persona u arrestuan, mes tyre 7 shqiptarë, një nga Kolumbia dhe dy nga Venezuela, të cilët nga një hetim i SPAK rezultojnë se bënë gati infrastrukturën për të përpunuar ngarkesë kokaine e sjellë nga Amerika Latine.

Në total SPAK deklaroi se sekuestroi 48 tonë në rreth 850 lëkurë përmbajtje brenda të cilës dyshohet se ishte shkrirë kokaina. Për ta veçuar atë nga lëkurë e gjetheve ishin sjellë në Shqipëri tre shtetasit e huaj.

Po ashtu u bllokua dhe gati 6 kilogramë kokainë si dhe përzierës në formën e solucioneve që do të shërbenin për procesin. Grupi me lidhje të mëparshme me disa protagonist të narkotrafikut të ekspozuar në SKY ECc, sipas SPAK, ja doli mbanë të instalojë një laborator në Qerekë por edhe ambiente ndihmëse në Tiranë.

SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstradimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të bëhej përmes një teknologjie të avancuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA