23/12 08:08
Kryeministri Edi Rama është shprehur se në Shqipëri ka kërkesë në fushën e turizmit.
Kreu i qeverisë u shpreh se është çmenduri të rrish në Greqi dhe të mos kthehesh në Shqipëri, ndërsa po diskutonte me dy bartenderat në podkastin e tij “Flasim”..
Rama: Po përgatitemi të hapim një dritare për ata që janë në emigracion në fushën e ndërtimit dhe turizmit. Është çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, dhe të mos vish këtu kur kërkesa është shumë e madhe për njerëz të kualifikuar dhe paga është super. Dhe me këtë dritare do ta hapim në Athinë, Milano, Gjermani patjetër, për t’i dhënë oferta konkrete të tregut. P.sh bari ka nevojë për një person dhe kjo është kontrata, do të shikojmë se si do të ecë.
Top Channel