“Dorëzohet” Zelensky! Presidenti i Ukrainës: Me Trumpin president, lufta do të…

16/11/2024 16:05

Me Donald Trumpin në krye të Shtëpisë së Bardhë, lufta e Ukrainës me Rusinë do të përfundojë me shpejt, e pohuar kjo nga vetë kreu i shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha se kishte pasur një diskutim konstruktiv me Trumpin gjatë bisedës se tyre telefonike pas triumfit të tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai nuk sqaroi nëse Trumpi kishte bërë ndonjë kërkesë në lidhje me bisedimet e mundshme me Rusinë, por tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga presidenti i zgjedhur që të ishte në kundërshtim me qëndrimin e Ukrainës.

Republikani është shprehur vazhdimisht se prioriteti i tij është t’i japë fund konfliktit dhe të ndalojë atë që e quan “shterim të  burimeve amerikane, në formën e ndihmës ushtarake për Ukrainën”.

“Është e sigurte se lufta do të përfundojë më shpejt me politikat e ekipit që tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë. Kjo është qasja e tyre, premtimi i tyre ndaj qytetarëve të vendit të vet”, u shpreh Zelensky në një intervistë për median ukrainase Suspilne.

“Ukraina duhet të bëjë gjithçka që kjo luftë të përfundojë vitin e ardhshëm, të përfundojë me mjete diplomatike”, u shpreh ai, ndërsa pranoi se situata në fushën e betejës është e vështirë, me forcat ruse që bëjnë përparime.

Zelensky e beri te qarte se dëshiron të bisedojë direkt me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe jo përmes ndërmjetësve. Por, një kontakt i tillë, sipas ligjeve amerikane, theksoi Zelensky, është i pamundur para se Trump të marrë detyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA