Banorët e rezidencës Kodra e Diellit në Tiranë janë shprehur shumë të shqetësuar pas aksionit të një nate më parë nga policia.
Me urdhër të SPAK u kryen kontrolle pas informacioneve se një grup kriminal përpunon drogë.
Sipas tyre e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Policia ka bërë kontrolle vetëm në banesën e një personi i cili është i dyshuar si pjesë e trafikut për të cilën policia po zhvillon aksion.
“Në rezidencën Kodra e Diellit nuk ka asnjë laborator droge dhe policia duhet të sqarojë mediat dhe qytetarët e të mos damkosë me pa të drejtë dhe shpifje një komunitet banorësh“, u shprehen rezidentët.
Top Channel ka raportuar në lidhje me aksionin e zhvilluar nga policia me urdhër të SPAK në Tiranë, Nikël dhe disa zona të tjera të vendit.
Deri më tani ka 10 të arrestuar si të dyshuar të përfshirë në grup kriminal, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Top Channel