Dikur ishte polici i diktaturës, ndërsa sot merret me kultivimin e ullinjve në vendin e tij, Beratin.
Fermeri zbuloi disa detaje nga puna e tij gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Vështirësitë gjatë karrierës, Agimi i tregoi gjatë bisedës me gazetaren Rudina Muça, në “Bagëti e Bujqësi”.
Ai tha se ndjente dhimbje për njerëzit që arrestoheshin dhe dënoheshin gjatë komunizmit.
Teksa tregonte për peripecitë e punës, Agimi u ndal edhe tek arrestimi i kushërirës së tij, ngjarje që është ngulitur thellë në memorie.
Fermeri: Kam qenë në polici disa vite, ruaja rendin dhe merreshim me arrestime. Mua më vinte urdhri nga prokurori dhe e zbatoja. Unë nuk kam goditur asnjë.
Rudina Muça: Sa arrestime ke bërë në atë kohë?
Fermeri: Kam bërë shumë arrestime, ndalime më tepër.
Rudina Muça: Ke pasur momente që je munduar të fshehësh diçka se të është dhimbsur?
Fermeri: Se bëja dot, i tillë oshte sistemi. Por më vinte keq për njerëzit kur dënoheshin. Ishin të rinj. Një nga të arrestiuarat e kisha kushërirë, nuk treguam asokohe.
Top Channel