Zjarr në shtëpinë e kujdesit për personat me probleme të shëndetit mendor/ Të paktën 10 të vdekur

15/11/2024 10:49

Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një zjarri që shpërtheu në një shtëpi kujdesi pranë Zaragozas në veri-lindje të Spanjës.

Sipas BBC,  zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro dhe zyrtarët lokalë thanë se 82 persona ishin në godinë në atë kohë.

Qendra u hap 16 vjet më parë si një shtëpi të moshuarish, sipas raporteve lokale, por që atëherë është specializuar në kujdesin për banorët me demencë dhe probleme të shëndetit mendor.

Deri më tani, nuk dihen moshat e atyre që kanë vdekur.

Siç raportohet, dy persona të tjerë u dërguan në spital në gjendje kritike.

Ndërkohë, delegati i qeverisë spanjolle në rajonin e Aragon, Fernando Beltran, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe tha se ata do të vazhdojnë të monitorojnë përparimin e atyre që janë në spital dhe hetimin për shkakun e zjarrit.

Kryeministri Pedro Sanchez shprehu gjithashtu shqetësimin dhe tronditjen e tij për ngjarjen e rëndë.

Nëntë vite më parë, një zjarr la nëntë të vdekur në një shtëpi tjetër të moshuarish në zonën e Zaragozas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA