Dy kushërinj shqiptar nga Hasi kanë mësuar dënimin e tyre, pasi u ndaluan përpara një viti e gjysmë në Angli.
Policia britanike po zbatonte një urdhër në Cave Industrial Estate në Fen Road në mars të vitit të kaluar (2023) në lidhje me furnizimin me drogë dhe pastrimin e parave kur Sulejman Dauti kaloi me nxitim me dy pasagjerë brenda.
Oficerët ndaluan automjetin dhe Sulejman Dauti u kontrollua dhe iu gjetën dy telefona celularë dhe 388 paund, ndërsa në atë makinë u arrestua dhe Mehmet Dauti, të cilit i janë gjetur dy celularë.
Gjatë kontrollit në telefonat e tyre, u zbulua se përmbanin mesazhe që i lidhnin me tregtimin e kokainës.
Në Gjykatën e Kurorës të Peterborough të hënën (11 nëntor), Sulejman Dauti, u dënua me dy vjet e tre muaj burg pasi u deklarua fajtor furnizimin me kokainë dhe drejtimin e rrezikshëm. Gjithashtu atij iu hoq patenta për 49.5 muaj.
Mehmet Dauti, 27 vjeç, u dënua me një vit e tetë muaj burg pasi u deklarua fajtor për transport të kokainës.
Në fund të dënimit të tyre, gjykata u ka komunikuar se do të kthehen menjëherë në Shqipëri.
Top Channel