“Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës së pare”, Rama ndan pamjet me dron: Ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit

15/11/2024 08:12

Kryeministri Edi Rama ndau pamje me dron nga Vermoshi i veshur me dëborën e parë.

Këto pamje, sipas kreut të qeverisë janë një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor.

“MIRËMËNGJES

dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë, si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel