VIDEO/ Humb ndjenjat efektivi gjatë protestës para bashkisë, transportohet në spital
15/11/2024 12:03
Një efektiv policie është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës që po zhvillohej para Bashkisë së Tiranës.
Polici ka humbur ndjenjat teksa po fliste drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi. Ai është marrë nga forcat e tjera të policisë me një nga makinat, për t’u transportuar në spital.
Incidenti shkaktoi panik dhe kaos për pak minuta, ndërsa edhe qytetarët që ndodheshin aty i kanë dhënë ndihmë.
Top Channel