Disa senatorë republikanë ‘kundër’ Trumpit, Prokurori i Përgjithshëm rrezikon të mos votohet në Kongres

15/11/2024 10:23

Disa ligjvënës republikanëve në Komitetin e Dhomës së Drejtësisë të Senatit po tregohen të kujdesshëm lidhur me përzgjedhjen e ish-senatorit republikan, Matt Gaetz prokuror të Përgjithshëm.

Kur u pyet nëse Senati duhet ta marrë parasysh raportin e Komitetit të Etikës së Dhomës për Gaetz, lideri i ardhshëm i shumicës në Senat, John Thune nga Dakota e Jugut, tha se “nuk kam menduar ende për këtë. E di vetëm që nominimi nuk është bërë ende formalisht, por kur të bëhet, do ta trajtojmë siç bëjmë zakonisht dhe do të japim këshillat dhe miratimin tonë”.

Sipas CNN, senatori i Teksasit, John Cornyn, tha se “absolutisht” dëshiron të shohë gjetjet e një hetimi nga Komiteti i Etikës së Dhomës për akuzat e keqtrajtimit seksual ndaj Gaetz.

Ai gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë që do ta mbështeste ish-senatorin, duke thënë se pyetje të rëndësishme lidhur me nominimin e tij do të shqyrtohen përmes procesit të zakonshëm të Senatit. Do ta luaj rolin tim si anëtar i Komitetit të Drejtësisë”.

Senatorët Lindsey Graham nga Karolina e Jugut dhe Thom Tillis nga Karolina e Veriut ishin më të kujdesshëm. Tillis tha se kjo është “në dorë të” Komitetit të Etikës, ndërsa Graham tha se “nuk e di cilat janë rregullat”.

Kur u pyet për raportin rreth Gaetzit, kreu i Komitetit të Etikës të Dhomës, Michael Guest, tha të enjten se “ajo që ndodh në Etikë është konfidenciale. Ne do ta mbajmë atë konfidencialitet”.

Gaetz dha dorëheqje dy ditë para se komiteti të votojë për të publikuar raportin.

Dorëheqja mbylli hetimet, pasi Dhomës i takon vetëm juridiksioni mbi anëtarët aktualë të Kongresit amerikan. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA