Deputeti Dashnor Sula në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit kërkoi që të mos bllokohet projekvendimi i kërkuar nga PD që deputetët dhe ministrat të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet Sky Ecc apo Encrochat.
Sula: E kam pyetje drejtpërdrejt se s’ta them emrin. E di sa veta ke në burg nga ana jote? Ku shkon në shtëpi i numëron? Ju vidhni dhe thoni pastrohuni ju. Ai tjetri thotë do ju trondiste dëshmia e Beqajt, ore është i juaji apo i joni ai? E kuptoni për çfarë flisni? Tha zotëria ‘s’keni parë gjë akoma’, ne po presim kur të kalojë 1 miliardshin.
Kryetari i grupit parlamentar i PD ka paraqitur një projektvendim që të bëhet një ndryshim në rregullore, ku do duhet që burra dhe gra të këtij parlamenti të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky dhe EncroChat. Do ju kërkoja publikisht, mos tentoni të bllokoni këtë projektvendim siç keni bërë me vendime të Gjykatës Kushtetuese. Për ca i duhet një deputeti një telefon i kriptuar të flasë me të dashurën? Për sa kohë jemi persona publikë duhet të respektojmë ligjin dhe kushtetutën.
Top Channel