Hamasi thotë se është i gatshëm për një marrëveshje armëpushimi të menjëhershëm, por shton se prej disa muajsh nuk ka marrë ndonjë propozim konkret nga Izraeli.
Përfaqësuesi i Hamasit thuhet se ka kërkuar një iniciativë për t’i dhënë fund luftës në Gaza edhe nga Donald Trump. Ai gjithashtu akuzoi Izraelin për gjenocid në Gaza dhe pretendoi se Hamasi nuk kishte marrë propozime serioze për një armëpushim që nga vrasja e liderit të organizatës Ismail Haniya. Po ashtu foli për marrëveshjen e fundit që mund të çojë në një armëpushim që ishte vënë në tryezë më 2 korrik.
“U diskutua për çdo detaj dhe besoj se ishim pranë një armëpushimi, i cili do të çojë në përfundimin e luftës, paqen, tërheqjen e trupave dhe shkëmbimin e të burgosurve. Fatkeqësisht, Netanyahu zgjodhi të ndiqte një rrugë tjetër”, tha zëdhënësi i Hamasit.
I pyetur për ndryshimin e ardhshëm në administratën amerikane, ai pohoi se Hamasi po kërkon nga çdo president, përfshirë Trump, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës.
Top Channel