“Kriminele, vampire, e pangopur”, Berisha denoncon Vilma Nushin: Nuk paraqitet në Komisionin Hetimor, akt për revoltë kombëtare

14/11/2024 20:14

Nga dritarja e banesës së tij, në fjalimin e përnatshëm, Sali Berisha u ndal sonte në zhvillimet e komisionit hetimor parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Berisha iu referua me terma dhe akuza të rënda Vilma Nushit, që sipas tij do duhej të ishte paraqitur në këtë komision për të dëshmuar në lidhje me koncensionin e check-up.

Teksa i referohej Nushit, ai tha se “nëse do kishte një emër të dytë, do quhej vampire, vampire, vampire, Vilma Nushi”.

“Kjo kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra, nuk vinte”, tha Berisha më tej.

Sipas Berishës, ky përben një “një akt revolte kombëtare”.

“Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament, kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza të pabëra, false, të dokumentuara”, shtoi ai më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA