Përplasja në Komisionin Hetimor të Sterilizmit mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputetes Ina Zhupa u zhvendos në Parlament këtë të enjte.
Metaj: ky afat erdhi drejt fundit kërkuat rishtyrje të afatit të hetimit edhe këtë jua dhamë, kërkuar që në krye të herës dëshmitarin tuaj Ilir Breqajt i cili ka informacionin më shterues, edhe këtë jua dhamë, kur nga dita në ditë nga ajo çka morët dhe dhatë kuptuat se ishit duke u zhytur në një dëshmim spektakolar, dëshmia do të ishte shumë e rrezikshme për ju do të bëhej por jo duke përdorur të gjitha shqisat.
Jam duke thënë që zoti na ka dhënë disa shqisa që të kemi një gjykim të drejtë, edhe dëshmia e Beqajt do të ishte më e vlefshme për të gjitha shqisat, power point duhej të shpallet non grata, gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Keni treguar se nuk i përdorni të gjitha shqisat kur gjykoni, prandaj jeni aty ku jeni, thoni dhe bëni aq sa kuptoni.
As Edi Ramën nuk e donit, kishit nevojë për një alibi, për të zvarritur punën e komisionit, e donit si një trofe për t’ja treguar Makbethit pas penxheres, i vetmi sugjerim që kam për ju është pickoni veten zotërinj, mbahuni fort nuk keni parë gjë akoma dështime spektakolare të tjera ju presin.
Top Channel