“Këtë herë do të jetë ndryshe”/ Melania Trump nuk pëlqen qëndrimin me kohë të plotë në Shtëpinë e Bardhë

14/11/2024 07:37

Melania Trump nuk ka gjasa të zhvendoset me kohë të plotë në Uashington në mandatin e saj të dytë si zonjë e parë, sipas burimeve të shumta për CNN, duke treguar edhe një herë shenja të gatishmërisë së saj për të thyer traditën ndërsa rikthehet në rolin e saj të profilit të lartë.

Diskutimet mbi mënyrën dhe vendin ku ajo do të kalojë kohën vijojnë ende, thanë burimet.

Një nga vendimet e saj të para zyrtare ishte të mos merrte pjesë në takimin tradicional dhe simbolik me zonjën e parë në largim, Jill Biden, në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Joe Biden priti presidentin e zgjedhur në Zyrën Ovale të mërkurën. Pasi Jill Biden bëri ftesën, pati diskutime për pjesëmarrjen e zonjës së parë të ardhshme, ndërsa anëtarët e ekipit të Donald Trump-it bënë të qartë se ishte e rëndësishme që ajo të shkonte.

Burimet përmendën një konflikt të mëparshëm për Melania Trump, lidhur me librin e saj, dhe zyra e zonjës së parë të ardhshme konfirmoi në X të mërkurën në mëngjes se ajo nuk do të merrte pjesë në takim.

Megjithatë, episodi tregon se Melani Trump do të ketë edhe më shumë autonomi herën e dytë.

“Nuk jam e shqetësuar sepse kësaj here është ndryshe. Kam shumë më tepër përvojë dhe shumë më tepër njohuri. Kam qenë më parë në Shtëpinë e Bardhë. Kur hyn, e di saktësisht çfarë të presësh,” tha Trump në një intervistë të fundit për Fox Neës, ndërsa promovonte kujtimet e saj.

Sipas burimeve të njohura me çështjen, pritet që Trump të kalojë pjesën më të madhe të kohës gjatë katër viteve të ardhshme jo në Shtëpinë e Bardhë, por midis Nju Jorkut dhe Palm Beach, Florida. Megjithatë, burimet këmbëngulën se ajo do të jetë e pranishme për ngjarjet kryesore dhe do të ketë platformën dhe prioritetet e saj si zonjë e parë.

Gjatë mandatit të tij të parë si president, Donald Trump kaloi fundjavat e dimrit në Mar-a-Lago dhe fundjavat e verës në klubin e tij të golfit në Bedminster, Neë Jersey, dhe pritet të vazhdojë të bëjë kështu. Familja Biden gjithashtu ka kaluar shumë kohë në shtëpitë e tyre familjare në Delaëare, edhe pse Shtëpia e Bardhë ka qenë rezidenca kryesore e Joe dhe Jill Biden gjatë ditëve të javës për katër vitet e fundit.

Melania Trump ka krijuar një jetë dhe rreth miqsh në Florida gjatë katër viteve të fundit dhe, sipas burimeve, ka të ngjarë të kalojë shumë nga koha e saj atje.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, Trump vonoi lëvizjen e saj në Uashington, duke zgjedhur të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë disa muaj pas inaugurimit, ndërsa djali i saj Barron, atëherë 10 vjeç, përfundoi vitin shkollor. Barron Trump, tani 18 vjeç, po ndjek Universitetin e Nju Jorkut.

Burimet sugjerojnë se zonja e parë e ardhshme do të kalojë gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të kohës në Trump Toëer në Nju Jork, për të qenë pranë djalit të saj, Barron. Ajo u pa në qytet të dielën, duke u kthyer me të nga Florida me avionin privat të presidentit të zgjedhur.

“Nuk mund të them se jam një prind që jeton vetëm. Nuk e ndjej kështu,” i tha Melania Trump gazetarit të Fox Neës, Ainsley Earhardt, muajin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA