Prezantohen 12 drejtorët e rinj të Policisë së ShtetiT.
Emrat e rinj të drejtorëve të policisë në qarqe:
Tiranë – Elton Alushi, më parë ka mbajtur postin e zv. drejtorit të Policisë Vlorë.
Durrës – Vilson Bala, më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Operacionales.
Elbasan – Fatmir Hoxha
Shkodër – Fatmir Lleshaj
Lezhë – Altin Mena, ka qenë më parë ish-kandidat për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kukës – Gentian Berberi
Dibër – Artion Duka, ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Policisë së Vlorë
Fier – Skënder Hita, ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë Durrës.
Berat – Luigj Vathi, ka mbajtur postin e zv.drejtorit të Tiranës.
Vlorë – Elidon Çela, ish-drejtues i AMP-së së Tiranës.
Korçë – Erion Ahmeti, ka qenë shefi i qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Gjirokastër – Altin Merizaj, ka mbajtur më parë postin e zv.drejtorit të krimeve në Tiranë.
12 drejtuesit e rinj të Policisë dolën nga një konkurs ku morën pjesë 43 konkurrentë.
Një tjetër garë është hapur për drejtuesit e rinj në 48 komisariate të policisë në territorin e Shqipërisë.
Aktualisht ka një numër prej 290 konkurruesish që do të marrin pjesë në një garë për 48 pozicionet e ardhshme.
Top Channel