“E di shumë mirë sa e doni njëra-tjetrën”, Bardhi batuta me Spiropalin për Ballukun: Di çfarë thoni privatisht. Kryetarja e Kuvendit: Nuk lexon dot zemra ti

14/11/2024 13:10

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka shkëmbyer batuta me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, ku është përmendur edhe zv.kryeministrja Balluku.

Bardhi: Problemet tona në parti ne i themi hapur dhe i bëjmë publike. Ne nuk jemi Belinda Balluku dhe Erion Veliaj që vriten dhe janë të paguajnë edhe vrasës me pagesë për të vrarë njeri tjetrin.

Spiropali: Të lutem zoti Bardhi se këto janë akuza të rënda, nuk jane retorikë politike.

Bardhi: Sa herë përmend Belindën bën sikur e mbron, e di shumë mirë sa e do prandaj të lutem më lër të mbaroj fjalën.

Spiropali: Zoti Bardhi ju nuk lexoni dot zemra, se lexoni dot sa e dua unë zonjën Balluku.

Bardhi: Di çfarë thua ti privatisht.

Spiropali: Vijoni, por jo akuza.

Bardhi: Më lër ta mbaroj. Zemra unë nuk lexoj por di çfarë thua ti dhe ajo privatisht për njëra tjetrën. Pra janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë për njeri-tjetrin, por dalin duke pozuar sikur janë motër e vëlla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA