Detaje nga atentati në Tiranë/ Viktima ishte ndërtues pallati, dikur ka bërë kallëzim për konflikt pronësie

14/11/2024 10:10
Foto Ilustruese

Një atentat në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës tronditi kryeqytetin.

Biznesmeni 52-vjeçari Eduart Reci u qëllua me një plumb në kokë, teksa po dilte nga një lokal në afërsi të ‘Rrugës së Elbasanit’ në Tiranë.

Ai u dërgua në spitalin e Traumës pasi u plagos, por ndërroi jetë gjatë natës.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa nuk ka asnjë gjumë nga autori. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, viktima ishte duke folur në telefon në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Një kamera sigurie e tregon atë teksa rrëzohet.

Mësohet se 52-vjeçari ka qenë ndërtues pallati dhe nuk është i skeduar për policinë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se dikur Eduart Reci ka qenë drejtor në SHISH.

Para ca kohëve sipas burimeve, viktima kishte bërë kallëzim për shkak të një konflikti pronësie në zonë për vetëgjyqësi.

Çështja nuk ishte filluar për mungesë elementësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA