Pas mbledhjes maratonë të zhvilluar ditën e djeshme në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në Kuvend, Partia Demokratike ka denoncuar se Ilir Beqja ka takuar dje lirisht deputetët e PS si dhe ka kërcënuar deputetët e opozitës.
Sipas denoncimit të bërë nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, teksa Beqja lëvizte i lirë edhe pse i kishte mbaruar leja nga burgu, as policia e as Garda nuk ndërhynë.
Denoncimi i PD:
Skandal në Parlament. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Parlamentit në orët e para të mëngjesit!
Ilir Beqaj, pas takimeve private me deputetët e PS, shëtit i lirë, hyn brutalisht në sallën ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit Hetimor duke guxuar të kërcënojë deputetët e opozitës!!!
As Policia dhe as Garda nuk veprojnë!
Edhe pas këtij skandali, Policia e Burgjeve, refuzoi të largonte Ilir Beqen për ta kthyer në burg, edhe pas urdhërit nga Kryetarja e Komisionit. Në pritje të urdhërit të Plarent Ndrecës i cili tentoi të rifillonte mbledhjen e Komisionit.
Praktikisht, Parlamenti ka rënë!!! Është në duart e atyre që i japin leje dhe garanci Ilir Beqes të fusë mjete të forta, hunj e drunj në Parlament, të shëtisë i lirë në çdo ambjent, e të kërcënojë deputetët e opozitës.
E gjitha, që Edi Rama dhe Vilma Nushi të mos dëshmojnë para Komisionit Hetimor!!
Opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas!! Do të bëjmë transparencë! Do të denoncojmë! As Rama e askush nuk do të gëzojë asnjë qindarkë të vjedhur nga paratë e shëndetësisë.
Top Channel