25/12 18:55
Të paktën 21 persona u vranë dhe 73 u plagosën nga sulmet izraelite të mërkurën në zona të ndryshme të Libanit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, në tetor 2023, sulmet izraelite në Liban kanë marrë jetën e 3,386 personave, ndërsa të plagosurit arrijnë në 14,417, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.
Për shkak të armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, rreth 500,000 njerëz të zhvendosur kaluan kufirin dhe u strehuan në Siri.
Ndërkohë Izraeli ka nisur prej disa kohësh sulme të njëpasnjëshme në Liban, ku kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.
Top Channel