“Vilma Nushi mori 1.7 milionë euro dividend nga koncesioni i check-up”, opozita kujtohet ditën e fundit për të marrë në pyetje biznesmenen

13/11/2024 14:22

Maxhoranca dhe opozita po përplasen prej dy ditësh në komisionin hetimor të sterilizimit dhe check-up për mënyrën se si duhet të pyetet ish ministri Ilir Beqja, por edhe për të pyetur biznesmenen Vilma Nushi.

Megjithëse komisioni është ngritur që në muajin mars, opozita duket se është kujtuar vetëm në ditët e fundit për të ngritur me forcë nevojën e thirrjes në komision të Vilma Nushit, e cila përmes kompanisë së saj, ka marrë koncensionin 120 milione euro te check-up.

Kryetarja demokrate e komisionit hetimor, Albana Vokshi tha se Vilma Nushi ka marrë 1.7 milionë euro dividend nga ky koncension dhe për këtë arsye ajo duhet të jetë pjesë e hetimit parlamentar.

“E keni sjellë me pranga 2 ditë Ilir Beqaj, dy ditë shoë që ta hidhni si limon i shtrydhur, vetëm për të kaluar koha për të mos pasur kohë dhe për të mos i dhënë mundësi komisionit që të marrë dëshminë, Vilma Nushit dhe të tjerëve. Nuk mbyllet ky Komision pa marrë dëshminë e tyre”, tha Albana Vokshi gjatë debatit në Komision.

Nga ana tjetër nënkryetari socialist i komisionit, Plarent Ndreca akuzoi opozitën se ka dalë në konkluzione përpara se të bëhet hetimi.

“Ju e keni tërësisht të paragjykuar këtë komision. Nuk keni ardhur për të hetuar por për agjendën tuaj politike. Në këtë pikë ku nuk kemi dalë në raport, 7 në 10 fjalë thoni hajdutëri. Nëse paska konkluzion ju paskeni ardhur kot. Përderisa ka folur gjykata. Pse e ngritëm? E ngritëm për të çuar para një agjendë politike të paracaktuar. E kam thënë nga dita e parë, nuk jemi këtu për të mbrojtur askënd dhe asgjë”, tha Ndreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA