Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është zotuar të shfuqizojë Departamentin e Arsimit.
Në fjalimet e tij të fushatës, ai tha vazhdimisht se Departamenti i Arsimit, duhet të shkrihet pasi ka shumë kontroll mbi sistemet shkollore lokale
“E them gjatë gjithë kohës, po vdes të kthehem për ta bërë këtë. Ne do të eliminojmë përfundimisht Departamentin Federal të Arsimit, “tha ai në shtator gjatë një mitingu.
“Ne do të ndalojmë abuzimin me dollarët e taksapaguesve tuaj për të indoktrinuar rininë e Amerikës me të gjitha llojet e gjërave që ju nuk dëshironi që të rinjtë tanë t’i dëgjojnë,” tha Trump.
Presidenti i zgjedhur Trump nuk ka thënë saktësisht se si do të veprojë për të mbyllur departamentin, gjë që do të kërkonte një akt të Kongresit – ose çfarë do të ndodhte me programet arsimore të financuara
Disa nga punët më të mëdha të Departamentit të Arsimit janë të administrojë fondet federale të ndara nga Kongresi për shkollat K-12 dhe të menaxhojë programet federale të huasë studentore dhe të ndihmës financiare.
Departamenti i Arsimit shpërndan gjithashtu rreth 30 miliardë dollarë në vit për studentët e kolegjit me të ardhura të ulëta nëpërmjet programit të granteve dhe menaxhon portofolin e kredisë studentore prej 1.6 trilion dollarësh.
Departamenti i Arsimit ka gjithashtu një rol mbikëqyrës dhe angazhohet në krijimin e rregullave federale.
Edhe kur administrata e parë e Trump propozoi shkurtimin e buxhetit të departamentit, Kongresi i kontrolluar nga republikanët përfundimisht rriti fondet. Kongresi nuk ka gjasa të miratojë një mbyllje të plotë të agjencisë
Thirrjet për të shfuqizuar Departamentin e Arsimit ose për ta bashkuar atë me një agjenci tjetër federale janë dëgjuar më parë edhe nga presidëntë të tjerë .
Gjatë mandatit të parë të Trump si president, administrata e tij propozoi bashkimin e departamenteve të Arsimit dhe Punës në një agjenci federale. Edhe pse republikanët kontrollonin Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve në atë kohë, propozimi nuk shkoi askund.
Top Channel