The Guardian ka njoftuar se nuk do të postojë më përmbajtje në platformën e mediave sociale të Elon Musk, X, nga llogaritë e saj zyrtare.
Në një njoftim për lexuesit, prestigjiozja britanike tha se në platformën e quajtur më parë Twitter, shpesh ka përmbajtje shqetësuese.
“Ne donim t’u bëjmë të ditur lexuesve se nuk do të postojmë më në asnjë llogari zyrtare editoriale të Guardian në faqen e mediave sociale X ,” tha Guardian.
The Guardian ka më shumë se 80 llogari në X me rreth 27 milionë ndjekës.
The Guardian tha se përmbajtja në platformë për të cilën kishte shqetësime tpërfshinte teori konspirative të ekstremit të djathtë dhe racizëm. Ai shtoi se mbulimi i faqes për zgjedhjet presidenciale në SHBA e kishte përforcuar vendimin e saj.
Top Channel