22/12 17:19
FBI ka arrestuar një person si të dyshuar për zbulimin e dokumenteve sekrete të inteligjencës amerikane në lidhje me planet e sulmit të Izraelit ndaj Iranit.
Shtetasi Asif W.Rahman u padit të enjten e kaluar për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacioneve të mbrojtjes kombëtare. Ai u arrestua dje në Kamboxhia. Sipas CNN, Rhamna ishte i punësuar nga CIA, ndërsa dokumentet e gjykatës tregojnë se ishte i punësuar nga qeveria amerikane.
Dokumentet sekrete u postuan nga një llogari në Telegram gjatë muajit tetor, të quajtur “Middle East Spectator”. Ato janë të dhëna tepër sekrete.
Dokumentet tregojnë se Izraeli gjithmonë ka refuzuar ta konfirmojë publikisht se vendi ka armë bërthamore.
Top Channel