Pse Musk mund të sjellë humbje të konsiderueshme të vendeve të punës në SHBA

13/11/2024 10:16

Elon Musk u shfaq si një mbështetës i flaktë i Donald Trump në muajt e fundit të fushatës së presidentit të zgjedhur, duke derdhur miliona dollarë nga paratë e tij.

Dhe ashtu siç i ishte premtuar nga Trump, ai është shpërblyer me atë që është në thelb një rol këshillues së bashku me shokun e tij sipërmarrës Vivek Ramaswamy, i cili ishte një nga rivalët e Trump për nominimin presidencial republikan.

Burime nga ekipi i Trum thonë për mediat se të dy ata, do të “çmontojnë burokracinë qeveritare… të shkurtojnë shpenzimet e kota” dhe të krijojnë një “qasje sipërmarrëse ndaj qeverisë”.

Shpenzimet qeveritare në SHBA mendohet të arrijnë në rreth 6.5 trilion dollarë në vit dhe përpjekjet e tyre mund të çojnë në humbje të konsiderueshme të vendeve të punës.

Trump po lëviz gurët me shpejtësi për të mbledhur kabinetin e tij. Veterani i ushtrisë dhe prezantuesi i Fox News Pete Hegseth është një zgjedhje befasuese si sekretar i mbrojtjes.

Më herët, Trump njoftoi emërimin e aleatit të tij të ngushtë John Ratcliffe, një ish kongresmen i Teksasit dhe prokuror federal, në krye të CIA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA