“Po të jap një pistoletë ti do vrisje njerëz”/ Vokshi përplaset me Ndrecën te “Sterilizimi”: Po të kisha unë pushtet, ti s’do ishe…

13/11/2024 14:51

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi është përplasur me deputetin e PS, Pralent Ndreca.

Pjesë nga debati:

Vokshi: E di sa rëndë jeni? Jam kryetarja më tolerante ua kam dhënë fjalën të gjithë.

Ndreca: Po të japim një pistolete tani, ti e sigurt do vrisje njerëz

Vokshi: Të kisha unë pushtet, ti nuk ishe aty, do ishe në vend tjetër, jo këtu. Ti dhe të gjithë që kanë vjedhur.

Ndreca: Nuk ma heq të drejtën e fjalës, vetëm shëmtoni veten

Vokshi: Qetësohu çfarë pate, të bërtit Rama

Ndreca: Unë vetëm fjalën kam, edhe fjalën ma hiqni

Vokshi: Një foto e Edi Ramës shiko ca ju bëri juve

Ndreca: Ju keni frikë nga fjal

Dhori: Thua gënjestra që nuk lidhen me realitetin. Ti më ndërpreve fjalën

Ndreca: Jo ti e mbylle fjalën

Dhori: Deformove fjalën që thash

Vokshi: Një foto i nxori jashtë kontrollit, po të ishin shumë foto.

Dhori: Do tja zgjerojmë Beqajt qelinë.

Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju te Onkologjiku dhe nëpër spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA