“O Ilir Beqaj mos shko në atë komision”, Artan Fuga për hetimin në Kuvend: Një i arrestuar ka të drejta, nuk mund të bëhet lodër për deputetët

13/11/2024 20:02

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me debatet në Komisionin Parlamentar Hetimor për ‘check up” dhe sterilizimin për mënyrën sesi duhet të dëshmojë ish-ministri Ilir Beqaj.

Në një reagim në Facebook, Fuga shprehet se një i arrestuar ka të drejta dhe se nuk mund të bëhet lodër për deputetët.

Reagimi i plotë:

Dale, Dale, nje minute, nje minute.

Une nuk di gje fare ne ka ngjyer doren a jo Ilir Beqja. Do ta tregoje SPAK-u. Desheroj te dale pa faj, nese ka faj te shlyeje demin sipas ligjit deri ne nje!

Por qe duke qene ne arrest, ne hetim, te thirret ne ate komisionin kuvendor steril qe ne shijen time politike me duket gjysme i cmendur, qesharak ne syte e shqiptareve, i thirrur shoqeruar me police, kjo me shfaqet sikur eshte cmenduri, hipokrizi, sadizem.

Kjo eshte qe Kuvendit te paralelizoje Prokurorine.

Lere mos lozni shpiash, prokuroresh, si nje ikje nga vetja dhe si identifikim me ata qe keni frike e ju dalin ne gjume!

Frojdi e quante transferte, nje psikoze neuropatologjike!

Dhe media ne vend te ulurije, merret jo u lejua jo s’u lejua Ilir te shfaqi video, foto a skica!

U pika!

O Iir Beqja, mos shko ne ate komision! Jepi xhevap vetem prokuroreve askujt tjeter, se neser do te kerkojne llogari dhe hetim edhe ata qe jane fut ne Big Brother a Big Market, mos shko sepse nje i arrestuar ka te drejta, nuk mund te behet loder per deputete! Nuk mund te hetohet ne publik!

O deputete, por c’beni mo! Po eshte turp kjo qe beni!

Cnjerezore! Antiligjore!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA