“Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit, por çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës?!”, Rama në Samitin e Klimës: Ndotësit më të mëdhenj…

13/11/2024 11:45

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Samitin e Liderëve Botërorë të Veprimit për Klimën, Cop 29 në Baku të Azerbajxhanit.

Rama: Vendosa ta lë mënjanë fjalimin tim të mirëpërgatitur sepse ndërkohë që prej ditës së djeshme shihja ekranet e heshtura të televizorëve në sallën e pritjes së udhëheqësve ku organizatorët kishin menduar me kujdes të shtonin bimë të gjelbra mbi kolltukët e rehatshëm.
Njerëzit aty hanë, pinë, takohen dhe bëjnë foto së bashku. Ndërsa pamje fjalimesh pa zë nga udhëheqësit vazhdojnë të shfaqen papushim në sfond.

Mua kjo më duket saktësisht ajo çfarë ndodh në botën reale çdo ditë.

Jeta vazhdon me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona të mbushura përplot me fjalë të mira për të luftuar ndryshimin e klimës. Nuk ndryshojnë asgjë. Edhe më keq, ashtu siç Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e theksoi dje, emetimet e karbonit faktikisht janë rritur gjatë këtij viti nga COP-i i mëparshëm deri tek ky aktual në vend që të ulen dhe objektivat ambicioze po shtyhen edhe një herë në një botë që gjithmonë e më shumë është e çoroditur e thellësisht e ndarë.

Vij këtu nga një vend i vogël në mes të Europës, Shqipëria, ku jemi krenar që kemi prodhim 100 % me energji të ripërtëritshme. Por çfarë nënkupton kjo për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë punën e tyre si përherë?

Larg qoftë t’i jap leksion ndonjërit, duke qenë se në fund të fundit jemi mësuar që të na bëjnë leksione, jo t’u bëjmë ne të tjerëve, por ideja ime është çfarë dreqin po bëjmë në këto mbledhje njëra pas tjetrës, nëse nuk ka vullnet politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota. Akoma më keq disa aktorë të mëdhenj dhe të vegjël edhe e bojkotuan këtë ngjarje vjetore.

Çfarë do të thotë kjo?

Për një kohë të gjatë, ne shqiptarët jetuam nën mallkimin e një historie mizore që na la në izolim të plotë pa asnjë të drejtë, pa asnjë liri lëvizjeje, pa asnjë shpresë për të ardhmen. Ndërkohë që së fundmi jemi të bekuar me shoqërinë e BE dhe për herë të parë në histori liritë, ëndrrat dhe shpresat janë bërë pjesë e jetës sonë, por ajo çfarë po ndodh në Europë dhe në botë sot nuk lë shumë hapësirë për optimizëm dhe pse optimizmi është e vetmja mënyrë mbijetese që njohim ne shqiptarët .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA