Apeli i Posaçëm ka caktuar kur do të masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në arrest me burg.
Sipas gazetares Anila Hoxha, kjo seancë do të zhvillohet më datë 19 nëntor ora 10:00, me gjyqtaren e caktuar, Igerta Hysi. Ajo është gjyqtarja e zgjedhur sipas shortit, e cila do të vendosë nëse kreu i PL do të qëndrojë në qeli, i akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash, apo do të marrë një masë më të butë.
Avokati i tij, Genc Gjokutaj dorëzoi disa ditë më parë ankimimin në Apelin e Posaçëm, ndërsa pasi doli nga SPAK, ai tha për mediat se po investigojnë mbi akuzat ndaj ish-presidentit.
“Në të tre procedimet që i kanë bashkuar bashkë si duket është një metodë që u ka dhënë goxha dorë, në të treja procedimet pjesa e mosdeklarimit është krejt tjetër situata jemi duke investiguar këtë pjesë, do mbështetet në bazë dokumentesh. Kemi kallëzimin gati për policinë, por informacioni nga policia do të na ndihmojë për një kallëzim”, është shprehur avokati.
Top Channel