“Je e gatshme të vetëflijohesh për Berishën”, Vokshi i përgjigjet deputetit të PS: Aq frikë e keni? Unë sakrifikohem për…

13/11/2024 11:54

Deputeti i PS, Petro Koçi dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, janë përplasur gjatë mbledhjes së sotme.

Koçi sulmoi i pari Vokshin, duke i thënë se është e gatshme të vetëflijohet për kryetarin e saj, Sali Berishën. E revoltuar, kryetarja tregon se për kë është e gatshme të sakrifikojë.

Koçi: Në një proces partiak keni ndihmuar korrupsionin. Jemi në kampe partiake. Gjithësecili mbështetet liderat përkatës. Po nëse ka një njeri në këtë komision, që tër jetën ka qenë në shërbim dhe skllav të kryetarit të vet, deri në vetëflijim, ajo jeni ju zonja kryetare, në shërbim të Sali Berishës. Ke qenë e gatshme të vetëflijohesh edhe biologjikisht për Berishës.

Vokshi: Aq frikë e keni Berishën sa nuk lini vend pa e përmendur.

Koçi: Pse është gjë e mirë ta kesh frikë?

Vokshi: Është denoncuesi më i madh i korrupsionit, filluar në Shëndetësi. Thoni mos përgojoni Vilma Nushin edhe pse ka future para në xhep, ju thoni mbroni Vilma Nushin. Berisha është kryetari.

Koçci: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion drejtësie.

Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e qytetarëve dhe pacientëve.

Koçi: Ik e vish bluzen.

Vokshi: Do të bëjmë transparente çdo qindarkë, nuk do gëzojë as Rama as Vilma Nushi që ka vjedhur dhe ka futur duart në parat e shëndetësisë. Nuk do  gëzojnë asnjë qindarkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA