Në mungesë të mjeteve për prezantim power point, ish-ministri i Shëndetësisë i ka printuar fotot.
Beqaj paraqitet sot për herë të dytë para komisionit për shkak të debatit që ndodhi prej disa orësh një ditë më parë.
Ish-ministrit iu desh të priste në ambientet e kryesisë së Kuvendit për mbi tetë orë pasi deputetët e opozitës kërkuan që më parë të arrihet dakordësi për të shtyrë pa afat këtë komision.
Mazhoranca nuk pranoi me argumentin se është shtyrë dy herë ky komision dhe të enjten duhet të paraqitet nga ekspertët raporti hetimor përfundimtar.
Edhe pas këtyre debateve, kur është futur për të dëshmuar Beqaj ka pritur sërish edhe pasi ka kërkuar që deklaratën e tij ta bëjë nëpërmjet një prezantimi në “poëer point”. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi nuk e ka lejuar.
Pasi nuk u gjet dakordësi, mbledhja u shty për sot.
Top Channel