Një mosmarrëveshje ligjore e paprecedentë mes dy prej njerëzve më të pasur në botë pritet të shkojë në gjyq në Paris majin e ardhshëm.
Bernard Arnault, mik i ngushtë i “Zonjës së Parë” të Francës, Brigitte Macron dhe pronar i perandorisë franceze LVMH, dërgon Elon Musk në gjykatë pasi dy nga gazetat e tij, Le Parisien dhe Les Echos, akuzojnë “Tesla-n” dhe një anëtar të administratës së Trump, kanë postuar në platformën X përmbajtje lajmesh nga media franceze pa paguar.
Siç raporton gazeta The Telegraph, biznesmeni Arnault po e çon drejtorin ekzekutiv të Platformës X në gjykatë në procedurat ligjore të iniciuara bashkërisht nga dy gazetat e përditshme që i përkasin perandorisë luksoze të LVMH, Le Parisien dhe Les Echos. Padia e ngritur kundër platformës së Musk është mbështetur edhe nga gazetat Le Figaro dhe Le Monde.
Platforma X, nuk ka pranuar asnjëherë të hyjë në negociata me botuesit e mediave franceze, ndryshe nga pronari i Google, Facebook dhe Meta.
Top Channel