“Akuza me baza partiake s’kanë vend në këtë komision”, Ndreca debat me Vokshin te ‘Sterilizimi’: Hetimi është bërë për përfundime të paracaktuara

13/11/2024 13:05

Deputeti Plarent Ndreca ka kritikuar punën e Komisionit Hetimor, duke e cilësuar atë një instrument politik të drejtuar nga qëllime propagandistike dhe jo për të siguruar transparencë ndaj publikut.

Ndreca theksoi se komisioni ka dalë në përfundime të paracaktuara, duke lënë mënjanë objektivin kryesor të procesit hetimor.

Ndreca: I gjithë komisioni hetimor është një agjendë politike. Në asnjë moment gjatë gjithë komisionit ju nuk jeni kujdesur të bëni transparencë, por vetëm propagandë. Ju keni dalë në konkluzione para se komisioni të mbarojë punën e tij.

Deputeti shtoi se nuk është aty për të mbrojtur askënd, duke i cilësuar akuzat me baza partiake si të papërshtatshme për këtë komision. “Nuk jemi këtu për të mbrojtur askënd. Akuzat me baza partiake s’kanë vend në këtë komision,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për një qasje më të ndershme dhe të paanshme në trajtimin e çështjeve të hetimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA