“Të kam dëgjuar 20 herë, shko ankohu”, Ndreca përplaset me Vokshin tek “Sterilizimi”: Zonja bolshevike po qe kaq trime shihemi në gjykatë

12/11/2024 14:37

Debati mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës vijon prej orësh në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.

Debati vijon lidhur me kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkon të bëjë prezantim para nisjes së pyetjeve nga anëtarët e komisionit.

Ndreca: Po bën zhurmuesin. Thjesht të ekspozon që je bolshevik.

Vokshi: Ke folur 20 herë, të kam dëgjuar 20 herë.

Ndreca: Nëse s’do të dëgjosh dil jashtë. Ata që po e bllokojnë këtë komision… është e drejta elementare e tij për t’u shprehur. Hiqe këtë unë dua, unë s’dua.  Kërkesa ime është kjo hidheni në votim siç ju takon kërkesën, nëse se’e hidhni në votim do të thotë që po shkelni detyrën tuaj dhe veprimtarinë e komisionit,

Vokshi: Shko ankohu çoje tek komisioni i Çyrbes.

Ndreca: Boll me këto bolshevizma, komunizma se e keni bërë baltë, mos mendoni se do të më intimidoni.

Vokshi: Lëre të shkretin të përgjigjet dy gjëra se po e merrni në qafë. Ti je akuzuar për vjedhje.

Ndreca: Po qe kaq trime hajt shihemi në gjykatë. Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit, po ti njeh vetëm Sali Berishën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA