Debati i ashpër mes anëtarëve në Komisionin Hetimor të Sterilizmit dhe Check Up-it vijon prej orës 11:00.
Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka nxitur debat mes opozitës dhe maxhorancës.
Ai kërkoi që dhënia e dëshmisë të shoqërohej edhe me ilustrime fotosh apo videosh.
Kjo është kundërshtuar nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila theksoi se nuk mund të plotësohet infrastruktura.
Nënkryetari Plarent Ndreca ka kërkuar hedhjen në votim të kërkesës, e cila nuk është pranuar nga opozita.
Beqaj: Më keni akuzuar për hajdut, keni disa muaj.
Vokshi: SPAK-u,
Beqaj: Ju, ju.
Vokshi: Unë kam 10 vite.
Beqaj: Më jepni vendimin që ta vazhdoj, e merrni ju, nuk e marr unë, një deklaratë që unë dua ta ilustroj.
Vokshi: Do bëni deklaratën, a ka mundësi.
Beqaj: Me zë dhe figurë.
Vokshi: Do vijoj me pyetjet, më vjen keq tani. Po e keqpërdorni atë të shkretin.
Beqaj: A ka mundësi atë të shkretin mos e përdorni? Boll e keni bërë 8 muaj. Ato epitete mos i përdorni. Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë, ta kam thënë në Parlament.
Top Channel