Edmond Haxhinasto, ish ministër i Transporteve qëndroi në SPAK për 4 orë.
Ai u pyet në cilësinë e deklaruesit nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Çështja për të cilën dha versionin e tij lidhet me përmendjen e ish-funksionarit, në dosjen Meta dhe konkretisht për çështjen e fibrave optike.
Por ish ministri i Transporteve kur doli nga SPAK tha se u pyet për disa çështje. Sidoqoftë ato i mbajti sekret.
Me ish presidentin, Ilir Meta nën arrest me burg pranë 313 e po ashtu me disa masa më të lehta sigurie që janë detyrim paraqitje, SPAK tanimë ka hyrë në fazën tjetër të hetimeve për këtë çështje dhe lidhet konkretisht me pyetjen e ish funksionarëve të lartë.
Gazetarja Anila Hoxha: Pse po heshtni zoti Haxhinasto, jeni në vështirësi?
Edmond Haxhinasto: Nuk po hesht, deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet
Top Channel