
Topalli e merr me sportivitet rikthimin në komisionet e Kuvendit: A e pimë të gjithë një kafe dhe e mbyllim këtë punë?
01/10 21:49
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin.
Ajo uroi Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.
VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.
Top Channel